Kumanovë: Dy kumanovarë ia vënë flakën veturës

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, ka ngritur padi penale, për vepër, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për shkak të dyshimeve, sic thuhet se një kumanovar ia ka vënë zjarrin një veture, i ndihmuar edhe nga një person tjetër. Për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e verpës penale, SPB Kumanovë, ka ngritur padi penal ndaj dy kumanovarëve SH.I (33) dhe B.SH (27), që të dy nga Kumanova, transmeton Gazeta Lajm.
I paraqituri i dytë, me kërkesë të paraqiturit të parë dhe me marrëveshje paraprake, më datën 8 dhjetor vitin e kaluar, rreth orës 18.00, qëllimshëm i kanë vënë zjarrin veturës të tipit “Fiat”.