Rojiblancos realizuan një përmbysje spektakolare në ‘Wanda Metropolitano’, duke mposhtur Valencian 3:2, kur ishin në disavantazh 0:2, shkruan lajmi.net.
Valencia shënoi dy gola në pjesën e parë, me Musah në minutën e 25’ dhe Duro në minutën e 44’.
Dy gola epërsi dukeshin sikur i kishin dhënë goditje fatale Atleticos, por madrilenët reaguan mirë në pjesën e dytë.
Përmbysjen e nisi Cunha me golin e mintuës së 64’, kurse spektakli ishte rezervuar për minutat shtesë.
Angel Correa shënoi në 90+1’, kurse Hermoso në 90+3’ i dha flakë stadiumit të Atleti.
Atleti numërojnë tashmë 36 pikë dhe mbajnë pozitën e katërt në tabelë. Valencia mbetet me 29 pikë në pozitën e 9-të.




