Man Utd i vendos çmim Phil Jones – interesim nga Newcastle

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë të ditur se kërkojnë 15 milionë funte për mbrojtësin anglez, bën të ditur ‘Dailystar’, transmeton lajmi.net.

Newcastle United dhe Burnley janë skuadrat që lidhen me 29 vjeçarin, i cili ka pasur vetëm një paraqitje me United në dy vitet e fundit.

Paraqitjet e tij të pakta lidhen edhe me problemin e lëndimeve.

Nëse dikush dëshiron ta transferojë Jones gjatë janarit, duhet të paguajnë 15 milionë funte.