Rrushja ishte ajo e cila e kishte zgjedhur Mevlanin për këtë javë, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, derisa po komentonin takimin në studio, moderatorja, Bora Zemani ngatërroi emrin e Rrushës me emrin e Ledjanës.
Në vazhdim, Rrushja i bëri një pyetje Mevlanit dhe që kishte të bënte me ish-konkurrenten, Ledjana Prengaj.
“Do më bësh edhe mua një këngë sikur Ledjanës”, pyeti Rrushja, Mevlanin i cili kishte edhe një përgjigjje. Kjo pyetje shkaktoi të qeshura në studio, megjithatë Mevlani u përlot teksa tha që të mos hapin plagë të vjetra.
Kujtojmë se, edicionin e kaluar, Mevlan Shabani bëri takim me shumë vajza, por që nuk i eci fati me asnjërën dhe kështu doli i vetëm nga Përputhen.
Mirëpo, ai ende shpreson ta gjejë fatin e jetës sepse ka ardhur sërish në edicionin e ri ku edhe tashmë po bën takime me vajzat e reja.
Shiko videon e plotë nga minuta e 50:45./Lajmi.net/