Chelsea dëshiron rikthimin e Palmierit, bën ofertë të re drejtë Lyonit

Kampioni i Evropës kërkon një mbrojtës të krahut të majtë me patjetër, pasi Ben Chilwell ka humbur sezonin, derisa Marcos Alonso është lojtari i vetëm i mbetur në atë pozitë, transmeton lajmi.net.

Me Chelsean që është duke garuar në pesë trofe, duke përfshirë Kupën e Botës për klube, shikuan edhe mundësinë për nënshkrimin me Lucas Digne.

Por, mbrojtësi i Evertonit preferon kalimin te Aston Villa, andaj trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar nga klubi rikthimin e Emersonit nga huazimi.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka bërë dy kërkesa, derisa te kjo e fundit kanë ofruar kompensim prej 3.3 milionë funte.

Ndërkohë, në raste që refuzohet në ditët e ardhshme kjo ofertë, Chelsea do fokusohet të nënshkrimi me yllin e Barcelonës, Sergino Dest.