Kurti: FSK është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan. Para ushtarakëve që ishin rreshtuar para tij, shefi i qeverisë tha se FSK-ja është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha.
Kurti u zotua se qeveria që udhëheq e ka përkushtimin e duhur për modernizimin e ushtrisë.
Kurti: FSK është gati për përgjegjësi dhe detyra të reja
“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saja duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra edhe më të mëdha. Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të paqes dhe sigurisë jo vetëm brenda kufijve të Kosovës por edhe jashtë. Si dhe jo vet për qytetarët, por edhe për gjitha ata që kanë nevojë. […] Ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim, ashtu edhe në kushtet e shërbimit”, tha ai.
Kurti shtoi se FSK-ja ka treguar suksese të larta në pjesëmarrjen në “Defender Europe 2021”, derisa theksoi se sfidë e radhës mbetet “Defender Europe 2023”.
Kurti: “Defender Europe 2023” do t’ju gjejë edhe më të përgatitur
“Sfida e radhës ‘Defender Europe 2023’ do t’ju gjejë, edhe më mirë, edhe më të përgatitur. Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni se Ushtria e Kosovës është ushtri e trajnuar dhe disiplinuar mirë dhe e sukseseve”, tha ai.
Kurti shtoi se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i shumë brezave ndër vite.
Kurti: Ushtria e Kosovës është ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite
“Ju, Ushtria e Kosovës jeni, edhe ëndrra, edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë. Ju me shërbimin tuaj fisnik përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. Këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë dëshmon së teknologjia dhe pajisja ushtarake sado të sofistikuara dhe precize nuk mund të zëvendësojmë fuqinë dhe vrullin e luftarakut të zotë”, tha ai.
Bashkë me Kurtin në kërë vizitë ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, por, i cili nuk iu drejtua ushtarakëve.
***
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri.
Këto komente, Kurti i bëri gjatë vizitës së kazermës së FSK-së në Gjilan.
“Është kënaqësi të jem këtu sot, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar. Ju Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë. S’kam sesi të mos ndihem i nderuar dhe krenar, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se FSK çdo ditë rritet me kapacitet e saj, duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja.
“Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë. Një ndër sukseset më të larta është pjesëmarrja në defender europe 2022, ku ju treguat profesionalizëm së bashku me ushtarët e NATO-s dhe SHBA-ve. Sfida e radhës defender europe 2023 do të ju gjej edhe më mirë edhe më të përgatitur, jam i sigurt për suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim”, u shpreh Kurti.
Kurti shtoi se ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët, duke premtuar mbështetje nga ana e Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje e armatim ashtu edhe në kushtet e shërbimit dhe në ofrimin e mundësive ku ju mund të tregoni shkathtësitë tuaja ushtarake”, tha Kurti.