Mbrojtësi senegalez kërkohej me ngulm nga skuadra e Paris Saint Germain dhe Manchester City, por vendosi të vazhdonte aventurën në Napoli.
Lojtari ka treguar së fundmi se cila ishte arsyeja që e shtyu atë të mos i bashkohej skuadrës së PSG asokohe.
“Unë kam folur me ta dhe me tjera klube”, ka thënë Koulibaly për Canal+, transmeton lajmi.net.
“Kishte interesim, por mua nuk më pëlqen të flas për këto gjëra. Napoli nuk më shitën dhe treguan gjithë dashurinë për mua. Dua të vazhdoj të bëj mirë dhe të jem në mesin e mbrojtësve më të mirë. Jam i lumtur që PSG menduan për mua, nënkupton se kam bërë mirë”, shtoi mbrojtësi.
Koulibaly ka luajtur 298 ndeshje me Partenopei dhe kontrata e tij në ‘Stadio Maradona’ vlen deri në qershor të vitit 2023.