Lojtari ka kaluar në formë huazimi nga Arsenal tek Roma dhe do ta mbyll sezonin në ‘Stadio Olimpico’,
“Unë vendosa të vij këtu për veten time, karrierën time dhe të ardhmen time – dhe për të ndihmuar skuadrën. Kështu që jam këtu tani, i gatshëm për të punuar”, ka thënë Maitland-Niles, transmeton lajmi.net.
“Është e madhe. Ai(Mourinho) është një nga trajnerët më të mirë në botë – nëse jo më i miri. Ai ka fituar shumë tituj dhe është person i shkëlqyer. Të punoj me një trajner të tillë; s’mund të kërkoj më shumë si lojtar”, shtoi i riu.
Maitland-Niles nuk gjeti hapësirat e nevojshme tek Arsenal, nën urdhrat e Mikel Arteta. Roma pritet të jetë një mundësi e mirë për të treguar aftësitë e tij.