Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, do të jetë për vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Tirana është zbukuruar me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa janë duke e pritur kryetarin Rama, njofton Klankosova.tv.
“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në
Bashkia Tiranë
Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama”.
“Mezi pres që
#EYC2022
të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, ka shkruajtur Veliaj.