Reagimi i motrës së Pm-it pas eliminimit të Sarës nga BBV-ja

Ajo u eliminua mbrëmë pasi ishte e nominuar me Dagz-in, shkruan lajmi.net.

Sara ishte njëra ndër banoret më pozitive dhe me më pak debate në shtëpinë e BBV-së.

Ajo kishte filluar një lidhje romantike me Dj Pm-in brenda shtëpisë dhe ai po e priste daljen e saj. Ai u tregua shumë i lumtur për daljen e saj.

Por jo vetëm Pm-i edhe motra e tij reagoi menjëherë pas daljes së Sarës.

Mirëpo vëmendjen kryesore e mori motra e Dj Pm, Majlinda që reagoi menjëherë pas daljes së Sarës.

‘Fitove shumë zemër’, shkroi ajo sipër videos ku shihet Sara duke lënë shtëpinë më të famshme “Big Brother Vip”.