Ajo sidomos u përfol shumë për alivanosjen e saj gjatë transmetimit live, shkruan lajmi.net.
Por këngëtarja bëri ‘boom’ me këngën ‘Diell’ teksti i të cilës u shkrua brenda shtëpisë së BBV-së nga Fifi.
Së fundmi, Fifi ka shpërndarë në “InstaStory” një video te një ndjekëses e cila e ka takuar rastësisht këngëtaren.
Në makinën e fanses ndëgjohet pikërisht kënga ‘Diell’, por reagimi i Fifit ishte aq i ëmbël sa këndoi bashkë me fansen nga makina e saj.
Ajo gjithashtu i ka dërguar puthje fanses dhe e ka quajtur ‘Dashuri’.
‘Diell’ u pëlqye shumë nga publiku sot një muaj pas ajo numëron afër 12 milionë klikime./Lajmi.net/