Në mesin e emrave që janë në shitje është edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Sergino Dest.
‘El Chiringuito’ raporton se Atletico Madrid kanë interesim dhe po prijnë garën për shërbimet e amerikanit, përcjell lajmi.net.
21 vjeçari lidhet edhe me skuadra të tjera të mëdha, përfshirë Chelsea, dhe agjenti i tij po kërkon zgjidhje për të, në merkaton e janarit.
Atletico e kanë identifikuar lojtarin si zëvendësues të duhur për Kieran Trippier, i cili duket se po shkon drejt Newcastle United.