Dauti: U deshën 72 vite që Universiteti “Kirili dhe Metodi” të ketë një profesor ordinar shqiptar

ShkruanDaut Dauti

Sipas ketij lajmi, Arben Taravari eshte shqiptari i pare qe zgjidhet profesor ordinar ne Universitetin Kiril i Metodij ne Shkup.

Ky universitet eshte themeluar ne vitin 1949 dhe per nje kohe te gjate ka qene i vetmi ne Maqedoni. Pra, eshte dashur te kalojne 72 vite qe ky universitet ta pranoj ne pune nje profesor shqiptar.

Deri vone ky universitet nuk ka pranuar as studente shqiptare ne disa dege te rendesishme. ‘Shkoni ne Kosove se atje e keni ju universitetin’ – u kane thene duke e shprehur publikisht diskriminimin ndaj shqiptareve ne kete shtet qe vazhdon edhe sot.

Madje, kur shqiptaret orvateshin ta themelonin universitetin e tyre ne Tetove, studentet maqedone te Universitetit Kiril e Metodij, kane demonstruar kunder kesaj kerkese. Pra, studentet qe konsiderohen si shtresa perparimtare e çdo shoqerie, kane qene kunder arsimimit te shqiptareve. Kaq thelle eshte e ngulitur urrejtja e maqedoneve ndaj shqiptareve sa qe ua ka mohuar edhe arsimimin. Ua mohojne edhe sot, por rrethanat kane ndryshuar dhe, per fat te mire, maqedonet me nuk kane mundesi t’ua ndalojne shqiptareve shkollimin.