Universiteti Shën Kirili dhe Metodi për vite me radhë ka mbajtur dyert e mbyllura për shqiptarët. Disa nuk pajtohen me këtë fakt, por ja që statistikat e vërtetojnë këtë.
Sipas të dhënave të publikuara nga punjonjësi i Entit të Statistikave, Ridvan Ismaili në këtë universitet janë gjithsej 1471 mësimdhënës, e prej tyre vetëm 32 shqiptarë, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Ndërkaq, prej 432 bashkëpunëtorëve, vetëm 22 janë shqiptarë.
Nga 23 fakultete në kuadër të këtij Universiteti shtetëror, kuadrin shqiptar e kemi prezent kryesisht në fakultetin pedagogjik dhe filologjik (albanologji).
Edhepse numri i kuadrit akademik në këtë Universitet çdo vit vjen duke u shtuar, përfaqësimi i kuadrit shqiptarë me vite të tëra ka mbet i ngrirë.(INA)