Kontrata e francezit skadon në qershor dhe raportohet se në negociatat për rinovim, ka pasur ngecje, transmeton lajmi.net.
I pyetur për ndonjë tjetër takim me agjentët e Dembele, Alemany tha se ata kanë ofertën në tavolinë, andaj duhet të vendosin.
“Asnjë takim nuk është caktuar për sot dhe nuk duhet ta shpjegojmë arsyen. Kemi folur me agjentët e tij për pesë muaj. E dinë pozitën e klubit, kemi pasur shumë durim, e dinë që duam që të qëndrojnë, kanë ofertë dhe nuk mund të shtyhet më shumë”.
“E dinë të gjithë skenarin dhe presim përgjigje që të jetë shumë e qartë dhe që i përshtatet klubit”.
Ndërkohë, raportohet se Dembele do largohet në fundin e sezonit me disa klube të Premierligës të interesuar.