Portugezi fitoi dy tituj të La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe pesë trofe të tjerë në aventurën me Real Madrid.
Coentrao bëri më shumë se 100 paraqitje me ‘Los Blancos’, duke u aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes.
Por, jeta e tij tashmë ka ndryshuar krejtësisht. Si 33 vjeçar, ai bën një jetë afër/në det, me anijen e tij, duke përcjell traditën familjare, përcjell lajmi.net.
Lojtari kishte blerë anije qysh kur ishte lojtar, por tashmë pas pensionimit i është përkushtuar edhe më shumë kësaj lloj jetese.
“Jeta në det nuk është turp, siç mendojnë njerëzit. Është punë si gjithë të tjerat. Jo vetëm kaq, deti është i bukur dhe ne kemi nevojë për të”, u shpreh portugezi.
Fabio Coentrao në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Benfica, Zaragoza, Monaco, Sporting dhe Real Madrid.




