Curry bëhet lojtari i parë në histori të NBA që realizon mbi 3,000 trepikësha

Në këtë duel, koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte anëtari i Warriors, Stephen Curry i cili realizoi 23 pikë, duke u pasuar nga Nikolla Jokic e Will Barton të Denver me nga 22, respektivisht 21 pikë.

Përpara kësaj përballje, Curry ishte vetëm një trepikësh larg shifrës së 3,000 tre pikëshave, dhe këtë e arriti në mesnatën e sotme.

33-vjeçari realizoi pesë trepikësha nga 14 tentime gjithsej, që ishte e mjaftueshme për të shkruar historinë për herë të dytë në pak ditë.

Vetëm pak ditë pasi e kaloi ikonën Ray Allen për më së shumti trepikësha të realizuar në histori të NBA, Curry tani është bërë lojtari i parë që realizon mbi 3,000 trepikësha në histori të NBA.

 

Përpos kësaj, ai ka shënuar të paktën një trepikësh në 157 ndeshje radhazi, duke barazuar serinë e tij rekorde në NBA.

 

Pa dyshim, Curry tashmë vetëm sa e ka ‘përforcuar’ epitetin e ‘shuterit’ më të mirë ndonjëherë në NBA, siç po e dëshmojnë edhe statistikat e tij ndër të tjerash.