Alcantara rikthehet në stërvitje para ndeshjes ndaj Leicesterit

Ish ylli i Bayern Munich ishte ndër katër lojtarët e prekur me COVID-19, bashkë me Virgil van Dijk, Fabinho dhe Curtis Jones, transmeton lajmi.net.

Van Dijk, Fabinho dhe Jones u rikthyen në stërvitje para krishtlindjeve dhe Klopp ka konfirmuar që edhe Thiago ka ndjekur rrugën e tyre para ndeshjes me Leicesterin.

“Djemtë që ishin izoluar ose me COVID-19 janë rikthyer. Kjo nënkupton, Fab, Virgil, Curtis dhe Thiago. Thiago ishte i fundit, u rikthye dhe u stërvit dje për herë të parë me skuadrën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, “Reds” do jenë pa yjet e tjerë si Nat Phillips, Divock Origi, Harvey Elliott dhe Adrian që kanë pësuar lëndime.