“Azzurët” do përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të ‘play-off’ dhe pastaj do takohen me Turqinë ose Portugalinë në finale, transmeton lajmi.net.
Për këtë mundësi, italiani ka treguar se ka folur me Cristiano Ronaldon dhe për mundësinë që të takohen.
“Do shohim çfarë do ndodh në fushë, Cristiano e di që do marrë disa goditje. Duhet të koncentrohemi në fushë, pastaj në mars të shohim sërish dhe jam i bindur që do luajmë dy ndeshje të mira”.
Italia dështoi të kualifikohet nga grupi i kualifikuesve për Kupën e Botës duke qenë prapa Zvicrës.