Skuadra e Real Madrid pret që Antonio Rudiger të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në fund të këtij sezoni, shkruan ‘Telegraph’, përcjell lajmi.net.
Lojtari thuhet se do të kalojë në Madrid si lojtar i lirë nga Chelsea, në verën e ardhshme.
Reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka dhënë indikacione se dëshiron të mbetet në Londër përtej kontratës që i skadon në verën tjetër.
Rudiger fitoi Champions League sezonin e kaluar dhe tani dëshiron aventura të reja.




