Stresi me këngë për Bora Zemanin

Reperi shqiptar Stresi ka publikuar bashkëpunimin e tij me titull “Shoqnia”, shkruan lajmi.net.

Stresi dhe Bala kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë projektin e tyre edhe me videoklip.

Në tekstin e këngës Stresi nuk la pa e përmendur Bora Zemanin.

“Edhe krejt lë ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, dëgjohet tek repovat ai.

Ndryshe që disa javë më parë Stresi komentoi trekëndëshin Beatrix-Donald-Bora.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, kishte thënë ai. /Lajmi.net/