Abde Ezzalzouli, i cili me Xavi Hernandez në krye të stolit të Barcelonës po merr minuta të shumta në këmbët e tij, ka filluar të marrë vëmendje të madhe.
Anësori i Barcelonës ka bërë paraqitje të mira dhe ka zgjuar kështu interesimin edhe nga skuadrat kombëtare.
BeIn Sports njofton se lojtari ka marrë kontakte tashmë nga kombëtarja e Spanjës, përcjell lajmi.net.
Marokeni nuk është përcaktuar akoma për të ardhmen e tij me kombëtare, por Spanja sigurisht se është tejet atraktive.
Abde po nxitet nga Spanja të mos pranojë ftesën e Marokut. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij.