Dyshja mahnitën atë kohë te Monaco edhe duke fituar titullin e Ligue 1, edhe pse tani luajnë të dy skuadra tjera, përcjellë lajmi.net.
Silva ka folur për kohën që kishin kaluar se bashku, derisa zbulon se mbeti i mahnitur nga francezi atëherë kur ky i fundit ishte 16-vjeç.
“Kur Kylian arriti me ekipin e parë në stërvitjen e parë ishte rreth 16 vjeç. Më kujtohet pas stërvitjes së parë ose të dytë që kishte me ne, më kujtohet se shkova te Moutinho dhe të dy menduan ‘wow, kush është ky djalë”.
“Ishte i veçantë pasi mund ta shohësh që nga fillimi se ishte ndryshe. Nuk u frikësonte të vinte tek ne, shkonte tek më të vjetër, driblonte dy ose tre gjatë stërvitjeve”.
“Normalisht, një 16-vjeçar frikësohet nga djemtë e mëdhenj, por ai shkonte te mbrojtësit dhe i vriste. Dy vite më vonë nisi të luante me ne dhe tani është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
Ndërkohë, Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga PSG në verë si agjent i lirë dhe kalimin te Real Madrid.