Sulmuesi shënoi het-trik në fitoren ndaj Sunderland me rezultat 5 – 1, derisa ishte i pesti për këtë edicion, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, ndeshja e fundit në Premierligë për Nkeitah ishte në prill dhe trajneri Mikel Arteta dëshiron ta mbajë sulmuesin, mirëpo nuk i ka siguruar minutazhë të lartë.
Nketiah është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë që nga 1 janari 2022, me klube jashtë Premierligës.
Arsenal pritet të provojë të shesë Nketiah në janar, pasi futbollisti e ka bërë të qartë se nuk do rinovojë kontratën e re.
Për Nkeitah thuhet se kanë shprehur interesim nga Gjermania, me Bayer Leverkusen dhe Schalke 04 mbesin të interesuara për Anglinë U21.
Pos Nkeitah, edhe Alexandre Lacazettes i skadon kontrata në verë.