Babai i Rita Orës uron suksesin e nominimit të filmit ‘Zgjoi’ për Oscar 2022

Regjisorja Blerta Basholli, e ka ndarë këtë sukses për publikun, shkruan lajmi.net.

Votimi i nominimeve fillon më 27 janar dhe përfundon më 1 shkurt, ndërsa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Ky sukses ka ngjallur reagime të mëdha  për publikun dhe fytyrat publike.

E i ka ardhur rendi edhe babait të Rita Orës të komentojë këtë sukses.

Besnik Sahatçiu ka përgëzuar regjisoren e filmit për nominimin e listës së ngushtë për Oscar 2022.

Ai e ka përgëzuar filmin e regjisores kosovare për nominimin në listën e ngushtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Urime për filmin kosovar Hive që u nominua nga Akademia në listën e ngushtë të filmave në Oscars. Urime Bleta, Urime Kosova”, kanë qenë fjalët e babait të yllit shqiptar.

“Oscars 2022” do të mbahet më 27 mars të vitit 2022 në Dolby Theatre në Los Angeles, Kaliforni./Lajmi.net/