Qytetit të Kumanovës i’u shtua edhe një Doktor Shkence në fushën e së drejtës penale.
Profesori i njohur i Universitetit të Tetovës dhe njëherit, Fakultetit të Administrimit të Biznesit në Kumanovë, Armend Asllani, doktoroi me një vlerësim impozant nga anëtarët e komisionit, që lirisht mund të llogariten si profesorët më eminentë të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.
Akademiku Vllado Kambovski, Prof.Dr.Borçe Davitkovski, Prof.Dr.Nikolla Tupancheski, Prof.Dr.Gordana Llazhetic dhe Prof.Dr. Aleksandra Deanoska Trendafilova.
Teza e doktoratit të Profesorit Armend Asllani mban titull: “Aspektet kriminale-politike të veprave penale kundër detyrës zyrtare në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2010-2018”.
Teza e doktoraturës së profesorit Asllani është e një rëndësie të lartë, pasi ka dalur në dritë pas hulumtimeve pesë vjeçare.
Ajo është e bazuar në shumë burime parësore dhe dytësore të së drejtës, por edhe në praktikën gjyqësore dhe të institucioneve kompetente shtetërore. (INA)