Muaj pas daljes nga programi, Atdhe Xheravina ka treguar se është fejuar këto ditë, shkruan lajmi.net.
Ai ndau një fotografi në storien e tij në Instagram teksa shihen duarve të tij dhe të një vajze.
E veçanta e fotografisë është se vajza pranë tij mban unazë në gishtin ku zakonisht vendoset unaza e fejesës.
Sidoqoftë, Atdheu ka lënë në pikëpyetje publikun duke mos zbuluar detaje tjera apo identitetin e vajzës./Lajmi.net/