Shefja ekzekutive e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam deklaroi se qeveria e HKSAR do të bashkëpunojë sinqerisht me anëtarët e mandatit të ri të Këshillit Legjislativ (LegCo) të HKSAR për të promovuar së bashku zhvillimin e Hong Kongut, njofton “Xinhua”.
Lam tha se qeveria e HKSAR shpreson të punojë së bashku me LegCo-në e re për të zhvilluar më tej ekonominë e Hong Kongut dhe për të integruar rajonin në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke u përpjekur gjithashtu të përmirësojë jetesën e njerëzve.
Lam theksoi se shpresonte se ndërveprimet me LegCo-në e re do të jenë më racionale dhe pragmatike për të zgjidhur problemet e ngulitura në shoqërinë e Hong Kongut.
Sipas Lam, të gjithë organizimet zgjedhore kanë qenë të drejta, të pastra, efikase dhe të humanizuara, me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të qetë dhe në kohë.
Shefi ekzekutiv në Këshill, në përputhje me Urdhëresën e Këshillit Legjislativ, ka specifikuar 1 janar 2022 si datën e fillimit të LegCo-së për mandatin e shtatë të HKSAR. Mandati i LegCo është 4-vjeçar.