Atletico Madrid vendos kushte për shitjen e Trippier

Pavarësisht që është lojtar kyç në formacionin e Diego Simeones, Trippier raportohet se do rikthehet në Angli në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Ish mbrojtësi i Tottenham është lidhur me kalimin te Manchester United në afatin e janarit, mirëpo Newcastle United tashmë shihet si favoriti për 31-vjeçarin.

Sipas raportimeve të Daily Mail, Atletico kërkon 15 milionë euro për anglezin, por ka vendosur edhe një kusht që është i domosdoshëm për t’u plotësuar.

Kthimi i vonuar i Trippier nga lëndimi ka shkaktuar një boshllëk në krahun e djathtë dhe Simeone dëshiron të sigurojë një zëvendësim në mbrojtje, përpara se të lejojë futbollistin të largohet për çmimin e rënë dakord.

Ylli anglez nuk e ka fshehur interesimin për t’u rikthyer në Premierligë, pasi arriti qëllimin për të fituar titullin e ligës në vitin 2021 dhe mund të hapë negociatat nga fillimi i muajit të ardhshëm.