Leonardo flet sërish për çështjen Mbappe: Kemi mundësi të mirë për t’ia vazhduar kontratën

Francezi do bëhet agjent i lirë në verë dhe ndoshta do largohet, që t’i bashkohet gjigantit madrilen, Real Madrid, skuadër të cilën e kishte pas ëndërr qysh nga fëmijëria, përcjellë lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen e Mbappes, Leonardo e pranoi se është situatë e komplikuar, por beson se kanë gjasa reale për t’ia rinovuar kontratën.

“Është situatë e komplikuar për momentin sepse ne duam që të qëndrojë për tërë jetën, por ne gjithashtu duhet të respektojmë pozitën e tij”.

“Mendoj se kemi mundësi të mirë për t’ia vazhduar kontratën”, deklaroi ai për “Europe1”.

Ndërkohë, Real Madrid do përballet me PSG-në në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.