Skuadra e Pep Guardiolas është në pozitën e parë në tabelë dhe ka shtatë fitore radhazi në shtëpi, duke e bërë favorit në letër para ndeshjes me Newcastle, transmeton lajmi.net.
Me një gol ndaj vendasnve, Man City do arrinte një rekord të Premierligës, duke shënuar në 26 ndeshej radhazi.
Arsenal është e vetmja skuadër e Premierligës që shënoi në 26 ndeshje radhazi, ku para disa viteve e arriti këtë rekord kundër West Bromwich Albion.
Hera e fundit kur Newcastle mbajti portën e paprekur ishte viti 2006, kur dy skuadrat barazuan pa gola.
Me një fitore, “Qytetarët” do thyenin një rekord edhe më impresionues duke u bërë skuadra e parë në histori që fiton 24 ndeshje brenda një viti kalendarik.