Chelsea e do yllin gjerman për të zëvendësuar Rudigerin

Rudiger ka refuzuar rinovimin e kontratës shkaku që kërkon pagë më të lartë, ndërsa pritet të largohet si agjent i lirë verë tjetër, transmeton lajmi.net.

Klubi londinez tani është duke shikuar për zëvendësuesin adekuat dhe “Bild’ raporton se Sule është top prioritet i gjigantit anglez.

Trajneri Thomas Tuchel është admirues i madh i gjermanit që nga koha te Hoffenheim, derisa provoi ta transferonte edhe sa ishte në krye te Borussia Dortmund.

Sule gjithashtu do bëhet agjent i lirë në verë, ngase nuk ka rinovuar dhe ka të drejtë qysh në janar të nënshkruajë parakontratë.

Raportohet se për Sule interesim kanë edhe dy klubet e tjera, si PSG dhe Newcastle United.