Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar fëmija, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.
Kurse i dyshuari, sipas raportit 24 orësh të policisë, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori (fëmijë), si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.