Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se pasi vendi nuk arriti të merr datë për fillimin e negociatave me BE, pret që deputeti Kastriot Rexhepi dhe partia Alternativa të thonë publikisht që nuk ka arsye për të mbështetur pushtetin LSDM-BDI, shkruan TV21. Në të kundërtën, Mickoski thotë se do të dëshmohet se ka pasur motive tjera për mbështetje të Qeverisë aktuale.
“Veto e re, është arsyeja për të cilën pres, nëse Alternativa e mban fjalën, ose Kastrioti i cili thoshte se zemrën e kishte në Uashington dhe Bruksel, tani që është e qartë se LSDM dhe BDI, që së bashku me ta nuk lëvizim nga pika e vdekur e ngecjes, të dalin publikisht dhe të thonë se nuk ekzistojnë arsye për ta mbështetur po të njëjtin pushtet, në të kundërtën dëshmojnë se kanë motive tjera për mbetje në atë shoqëri anti-BE dhe anti-reforma”, deklaroi Mickoski.