Real Madrid monitoron Kingsley Coman

Anësori francez është i lidhur me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 te Bayern Munich, dhe bisedimet për rinovimin e marrëveshjes kanë ngecur.

Real Madrid po monitoron situatën aktuale rreth kontratës së Coman me Bayern Munich, bën të ditur ‘Fichajes’, transmeton lajmi.net.

Real Madrid veçse janë në negociata me Kylian Mbappe për verën e ardhshme dhe shtimi i Coman do të ishte interesant për të parë një dinamikë franceze në sulm.

Coman ka shënuar pesë gola në të gjitha kompeticionet këtë vit, duke shtuar edhe dy asistime.

Javë më parë, emri i francezit thuhej të ishte në listën e dëshirave të Xavi Hernandez, por Barca ka kthyer gjithë fokusin kah Ferran Torres.