Këngëtarja shqiptare dje ka hapur një pyetësor ku nuk ka hezituar t’iu kthejë përgjigje ndjekësve në instagram, shkruan lajmi.net. As Çiljeta nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth spektaklit të Big Brother Vip, ku ka treguar edhe detaje tjera. E pyetur se nëse do kishte marrë ftesë a do hynte në Big Brother Vip ajo ka treguar se ftesë ka marrë po nuk e ka pranuar. “Në fakt e mora, por me shume me shijonj nga shpia ime”, ishte përgjigjja e këngëtares. Ajo po ashtu ka shtuar se si fituese e sheh Arjolën. ”Arjola eshte nje super mama mendoj une dhe mund ta fitoje”, tha Çiljeta./Lajmi.net/

Donald dhe Romeo Veshaj janë dy aktorët shqiptar të humorit që pëlqehen mjaft shumë nga një masë e gjerë, shkruan lajmi.net.

Donaldi tanimë veç se është bërë kryefjalë në mediat rozë e sidomos pas lidhjes me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother Vip.

Por para se të niste lidhjen me të, Donaldi i kishte dërguar Borës varësen e tij e cila u bë virale në internet.

Me gjasë vëllezërit Veshaj e paskan zakon që ish të dashurave të tyre t’iu lënë diçka për ti kujtuar ata përherë.

Së fundmi edhe këngëtarja Jonida Maliqi ka postuar foto ku shfaqet veshur me një xhaketë të cilën Romeo e kishte pasur sezonin e kaluar.

Përndryshe, Romeo kohët e fundit ka qenë mjaft i përfolur për ndarjen nga Aleksia Peleshi./Lajmi.net/