Lirohet reperi Noizy

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.

Burime të Gazetës Express kanë mësuar se reperi është liruar pasi ka paguar një gjobë.

Reperi është kthyer nga Zvicra, ku qëndroi disa ditë nën shoqërinë e reperit, Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani.

Arrestimi i tij ka ardhur si shkak i një urdhërese nga gjykata.