ZYRTARE: Mercedes heq dorë nga apelimi, Verstappen kampion i sigurt

Mercedes ka konfirmuar se nuk do apelojnë për fitoren e Red Bull në Abu Dhabi.

 

Pas një përballje të zjarrtë mes Mercedes dhe Red Bull, ishte piloti Max Verstappen që arriti ta tejkaloi Lewis Hamilton në xhiron e fundit dhe të fitonte titullin e kampionit të botës për vitin 2021, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, pastaj Mercedes u ankua shkaku i makinës së sigurisë, ngase Verstappen kishte përfituar nga ai moment, mirëpo pas rishikimit të FIA, holandezi mbeti kampion dhe ankesat e Mercedes ranë poshtë.

Është menduar që Mercedes do e apelojë vendimin, ngase sot është dita e fundit, por tani përmes një komunikate zyrtare konfirmuan që nuk do apelojnë.

Kështu, kampioni i botës për herë të parë në karrierë, mbetet Max Verstappen, derisa Hamilton vazhdon të numërojë shtatë tituj të kampionit të botës./Lajmi.net/