Antigona Ramosaj, ka reaguar sërish teksa e mbështet vajzën e saj, Beatrix Ramosaj në lidhje me raportin me Donaldin brenda shtëpisë së Big Brother, shkruan lajmi.net.
Nëna e këngëtares e ka shpërndarë një postim në profilin e saj në “Instagram”, e në të cilin përmendet edhe Bora, ku thuhet se kolegët e saj po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin.
Sipas postimit mund të shohim se ajo i del në mbrojtje vajzës së saj për lidhjen me aktorin.
Kujtojmë se, Donaldi kohët e fundit është distancuar nga Beatrix e cila rezultoi në ftohje mes dyshes, megjithatë ata e mohuan këtë gjë duke shtuar se e mbështesin njëri-tjetrin dhe nuk pretendohet diçka e tillë.