Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka ndjekur me vëmendje garën e Abu Dhabi në Formula 1, e cila vendosi gjithçka për titullin e kampionit.
Trajneri i Manchester City po motivon yjet e skuadrës së tij duke marrë për shembull garën e dy pilotëve të tij.
Në mes rreshtash, Guardiola lë po ashtu të kuptohet se titulli i kampionit në F1 nuk u vendos në bazë të efortit të pilotëve, por nga ligje dhe vendime, qofshin të gabuara ose jo.
“Në këtë garë, siç patë në Formula 1, ju mund të bëni gjithçka. Verstappen dhe Hamilton janë kampionë të shkëlqyer, por ndonjëherë suksesi nuk varet nga ju. Diçka vendos nëse ka fitues dhe ti nuk fiton”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Lojtarët duhet të luftojnë sikur Verstappen, siç ka bërë edhe Hamilton, deri në fund. Por, ndonjëherë edhe kur shkon perfekt, ka diçka që nuk mund të kontrollosh dhe ti nuk je fituesi. Ky është shembulli që mora nga dje. Në fund, një ligj, një VAR apo vendim i gabuar – shumë gjëra ndodhin – dhe ti nuk fiton”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll.
Manchester City ka në orar ndeshjen e radhës sonte, kundër skuadrës së Leeds United.