Adeyemi mohon largimin nga Salzburg: Do jem këtu edhe vitin tjetër

Gjermani është yll në rritje te klubi austriak, ku ka fituar vëmendjen e disa top klubeve si Barcelona, Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Liverpool, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pas het-trikut të shënuar në vikend, Adeyemi bëri me dije se nuk do largohet nga RB Salzburg.

“Ende asgjë s’është vendosur dhe siç kam thënë, do jem te Salzburg edhe vitin tjetër dhe aty jam i fokusuar për momentin”.

“Mendja ime është te Salzburg dhe jam duke shikuar për suksesin në Ligën e Kampionëve. Ne do të japim më të mirën aty”, tha ai.

Salzburg për herë të parë në histori ka arritur kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, kurse pas dy orëve do mësohet me kë do përballen.