Mbappes i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe Real Madrid shihet si destinacioni i radhës.
Real Madrid provoi verën e kaluar për nënshkrimin e Mbappes, por PSG nuk pranoi asnjë propozim të gjigantit spanjoll, ndërsa francezi ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me 1 janar.
Sidoqoftë, Henry mendon se faji kryesor është i PSG-së që nuk e kanë rregulluar këtë situatë para dy viteve.
“Kjo situatë duhet të ishte rregulluar para dy viteve. Para dy sezoneve ata duhet të uleshin me Mbappe dhe t’i thoshin “Kjo do jetë skuadra e jote, do e ndërtojmë këtë skuadër për ty, ti do jesh lider”.
“Tani Mbappe e ka në dorë fatin e tij. Ai mund të nënshkruajë ku të dojë, por kjo duhet të ishte rregulluar shumë kohë më parë”, tha ai për Diario AS.
Mbappe dje realizoi golin e 100-të në karrierë me PSG-në, duke shënuar dy herë në fitoren ndaj Monacos.