Sabiani përlotet teksa flet për eksperiencën e tij brenda, përmend edhe Fifin

I ftuar në Fan Club ai iu është përgjigjur pyetjeve të Iva Tiços, shkruan lajmi.net.

Teksa fliste për raportet që kishte me banorët s’kishte si të mos e përmendte edhe Fifin për të cilën tha se e ka mbështetur gjithmonë.

“Unë e kam mbështetur Fifin gjithmonë, unë jam Bushi i Fifit”, tha Sabiani duke vazhduar të tregojë më shumë nga raportet.