Furyt i imponohet Whyte, kampioni jep komentet e para

‘Gypsy King’ shpresonte në një duel për unifikimin e titujve, ndaj Usyk, por një marrëveshje mes tyre nuk u arrit brenda afatit 30 ditësh të dhënë nga WBC. Këta të fundit kësisoj u obliguan të mandatojnë Whyte si kundërshtar të tij.

Këto raportime kanë filluar gjatë kësaj jave, kurse Fury ka dhënë komentet e tij së fundmi, si gjithnjë duke shtuar një dozë shakaje.

“Sa ditë ka qenë i mandatuar? Një! Mirë se vjen në botën e madhe të ‘Gypsy King”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“E kam njohur Dillian që moti, shkojmë shumë larg në kohë dhe ai është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit”, ka shtuar kampioni i WBC.

“Megjithatë, rezultati nuk ndryson. Do ta nokautojë nëse ndodh meçi”, ishin fjalët e Fury.

Fury ruajti titullin e WBC së fundmi ndaj Deontay Wilder, duke u rikonfirmuar si kampion. Ai duhet ta bëjë të njëjtën ndaj Whyte.