Felix i pakënaqur tek Ateltico, agjenti ia propozon Manchester Cityn

Agjenti i njohur portugez, Jorge Mendes, dëshiron ta dërgojë FElix në Premier League.

Sipas raportimeve të Calciomercato, Mendes shpreson të gjejë një marrëveshje që e çon klientin e tij Felix te Manchester City, përcjell lajmi.net.

Mendes tashmë ka nisur kontaktet me City dhe Pep Guardiola thuhet se e pëlqen lojtarin.

City kanë një alternativë për Felix, në Rafael Leaon e Milan, edhe pse Rossoneri nuk duan ta shesin portugezin.

Mbetet të shihet nëse Felix do të sigurojë një lëvizje drejt ‘Etihad’