Zëvendësministri i Drejtësisë sot viziton Burgun e Idrizovës, ku qëndrojnë të burgosurit në Lagjen e Trimave

Zëvendësministri i Drejtësisë të Kosovës, Blerim Sallahu sot pritet të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas paralajmërimeve, Sallahu do të pritet nga zëvendësministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu.

Nuhiu, dje konfirmoi për vizitën e Sallahut edhe në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin me burg të dënuarit në rastin “Lagjja e trimave” – Rasti i Kumanovës.

Mohoi se Sallahu do të takojë edhe të dënuarit, siç u raportua në disa media./TV21