Zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu ka konfirmuar se nesër do të ketë një takim me homologun e tij kosovar Blerim Salahu, por se takim me qytetarët e Kosovës të dënuar për rastin “Lagja e Trimave” nuk është planifikuar.
Në një prononcim për MIA, Nuhiu pasditen e sotme tha se do të takohet me Salahun dhe se ishte planifikuar takim me menaxhmentin e burgut të Idrizovës, por jo edhe me të burgosurit.(INA)