Ramos mund të bëjë paraqitjen e parë me PSG-në ndaj Nantes

Edhe pse spanjolli duket që do bëjë paraqitjen e parë për PSG-në, ngase ka munguar që nga fillimi i sezonit, Neymar pritet të mungojë, transmeton lajmi.net.

Braziliani është rikthyer nga detyra prej Kombëtares shkaku i lëndimit, andaj do lejohet të jetë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Prines Kimpembe dhe Marco Verratti gjithashtu janë rikthyer në stërvitjet, pas lëndimeve të pësuara dhe janë në dyshime për ndeshjen ndaj Nantes, por do jenë gati kundër skuadrës së Premierligës.

Dy lojtarët që vazhdojnë të jenë të lënduar janë Rafinha dhe Draxler.