Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të kësaj partie njoftoi se me shumicë votash është vendosur që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Kryetari Gashi i njoftoi kuvendarët me bisedimet e deritanishme, duke u ndalur veçmas në pikat programore për të cilat janë dakorduar si dhe përgjegjësitë që janë marrë, pastaj pas një diskutimi dhe pyetjeve të parashtruara,Kuvendit Qendrorë i Alternativës me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkëngjitet shumicës parlamentare të Qeverisë aktuale”, tha mes tjerash Murtezani.
Nesër pritet që marrëveshja të zyrtarizohet mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të “Alternativës”, Afrim Gashi.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/617366503049139