15 viktima në 24 orët e fundit nga virusi, shërohen 2 038 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 355 raste të reja, jetën e kanë humbur 105 persona, ndërsa 2038 e kanë fituar betejën me Covid -19. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 217.025 ndërsa prej tyre janë shëruar 203.325 dhe 7.631 kanë humbur jetën. Rastet aktive me virus në vend janë 6.069.